Tregtia mes Rusisë dhe Iranit, SHBA-të shprehen të shqetësuara

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë ngritur shqetësime lidhur me raportet se, Moska e Teherani po zhvillojnë negociata për këmbime tregtar për naftën e Iranit.

Zëdhënësi Carney tha se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka paraqitur këtë shqetësim në takimin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të hënën në Paris.

Jay Carney tha se nëse raportet janë të vërteta, një marrëveshje e tillë do të ishte “jo normale” me kushtet e marrëveshjes P5+1 me Iranin, dhe potencialisht mund të nxisin sanksione të Shteteve të Bashkuara.

Ka qene agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila ka raportuar më 10 janar për negociatat për këmbim tregtar.

Në raport theksohej se, po diskutohej për blerjen e 500 mijë barelëve të naftës iraniane çdo ditë, me vlerë prej 1.5 miliardë dollarë amerikanë në muaj, në këmbim për pajisje dhe mallra ruse./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button