Hapësirat  e ndara për Univesitetin Nënë Tereza shndërrohen në deponi mbeturinash! (FOTO)

Ish Kazerma Ilinden në Shkup, në hapësirat e së cilës duhet të ndërtohet objekti për Universitetin e ri “Nënë Tereza” (UNT), po shndërrohet në deponi të egër mbeturinash.

Punimet ende nuk kanë filluar edhe pse u tha që do të nisin së shpejti, kurse banorët që banojnë në afërsi të këtij objekti kanë filluar që mbeturinat t’i hedhin para grilave si dhe disa edhe në oborrin e objektit.

Portalb.mk vizitoi këtë pjesë e cila iu nda së pari USHT në Shkup dhe tani UNT-së, dhe ajo ishte në gjendje të njëjtë, objekte të pa përdorura dhe të mbuluara me mbeturina.

Në pyetjen se pse ky veprim i ngutshëm për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza”, kur kemi parasysh se ende nuk ka kushte të mirëfillta për të nisur viti akademik, ministri i arsimit Pishtar Lutfiu dha përgjigje të prerë: “Nevoja konkrete është nevoja për kualitet”.

Ministri Lutfiu gjithashtu informoi se objekti i përkohshëm të jetë në ish Bankën Komerciale. “Unë kam propozuar në Qeveri për objektin e ish Bankës Komerciale, është kati i dytë. Në bisedime e sipër komisionet amë kanë pasur propozime tjera për disa alternative. Unë me qëllim për t’i ikur barrë së qirasë kam propozuar një objekt shtetëror, ku nuk kemi qira”, potencoi ai.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

Në pyetjen e Portalb se a po krijohet pabarazi në mes studentëve shqiptarë dhe atyre maqedonas, sa u përket kushteve në arsimin e lartë, ministri me përgjigje:

“Ne kemi një Universitet të Tetovës me një godinë shumë prestigjioze. Kemi UEJL që ka kushte shumë të mira, tash po bëjmë përpjekje që edhe në Universitetin Nëna Terezë të kemi kushte të mira dhe normale. Kjo është detyra jonë”.

Po ashtu ky universitet po ballafaqohet edhe me mungese fondesh pasi që buxheti i tij për vitin akademik 2016-2017 do të jetë vetëm 10 milion denarë.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

Kurse sa për ilustrim, Universiteti i Shtipit dhe Manastirit do të marrin përafërsisht shumat e njëjta me ato të viteve të kaluara  qe kap shumën e 4 milion e 100 mijë euro, apo rreth 251 milion e gjysëm denarë, që krahasuar me atë që i është ndarë Universitetit Nënë Tereza, është një shumë tejet e lartë.

Sa i përket hapësirës së ndërtimit të objektit të ri, i cili do të jetë në Komunën e Çairit, nga ky institucion kohë më parë thanë se procedurat për ndërtimin e këtij objekti janë përfunduar dhe se së shpejti pritet të fillojnë punimet, mirëpo edhe pas tre muajve ende asgjë nuk është ndërmarrë .

Ndryshe, ish ministri Abdilaqim Ademi, në kohën kur udhëhiqte MASH-in tha se objekti i Universitetit të ri në Shkup do të ketë rreth 30.000 m2, ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e objektit do të kushtojë 15­- 20 milionë euro.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button