Si duket një titull që manipulon?

[Recension: “Veljanovski humbi jetën në aksident në Ohër”]

Manipulimi me tituj sezacional nuk është gjë e rrallë në gazetari. Kjo bëhet për tërheqjen e vëmendjes dhe si nxitës që lexuesi të hapë lidhjen (linkun) që të dërgon deri te teksti, për të rritur numrin e klikimeve. “Truqe” të këtilla të dykuptimta, në bazë të standardeve, nuk llogariten si një akt profesional.

Lajm - Veljanovski humbi jeten ne aksident ne OherLinku deri te artikulli origjinal: “Veljanovski humbi jetën në aksident në Ohër”

Data dhe koha e publikimit: 25.08.2016, 11:03

Data e recensionit: 26.08.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Që Veljanovski ka humbur jetën, është një titull që zgjon interesin e publikut, jo vetëm në vend, sepse është mbiemri i një prej figurave politike më të rëndësishme aktualisht në Maqedoni. Vdekja e kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovski në një aksident në Ohër do të ishte krye-titulli në të gjithë mediat e vendit dhe ndër titujt kryesorë të shumë mediave në rajon. Por në të vërtetë, kuptohet se nuk është kjo ngjarja për të cilën raportohet.

Përmbajtja e tekstit na sqaron se viktima është Kërste Veljanovski, nuk është person publik dhe nuk raportohet të ketë lidhje familjare me të lartpërmendurin.

“Është zbuluar identiteti i motoristit që humbi jetën të martën në aksident në Ohër. Sipas gazetës “Dnevnik” bëhet fjalë për Kërste Veljanovski, pronar i një lokali të njohur në Ohër, transmeton Gazeta Lajm.”

Pjesa tjetër e tekstit është përshkrim i zakonshëm i raportit zyrtar të MPB-së dhe detaje se si ka ndodhur aksidenti. Aty nuk ka asgjë në kundërshtim me parimet e profesionale të lajmit.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Ohër, në afërsi të fshatit Trebenishtë, midis një motoçiklete dhe një kamioni. Motoçikleta nga Shkupi ka lëvizur në drejtim të Ohrit, ndërsa kamioni i rëndë “Scania” ka lëvizur nga Ohri drejt Kërçovës. Motoçikleta ka përfunduar nën kamion.

Nga МВР kanë konfirmuar që vozitësi i motoçikletës e ka humbur jetën në vend të ngjarjes.”

I gjithë problemi i këtij artikulli qëndron te titulli. Shumëkush nuk do të ishte i interesuar të lexojë një lajm, pjesë e kronikës së zezë për një person të panjohur, sepse lajmet e këtilla janë të zakonshme. Por, vdekja e një figure të rëndësishme politike, patjetër që tërheq lexuesit. Pikërisht manipulimi i këtillë dhe me vetëdije nga ana e autorit shkel parimet e profesionalizmit për informim objektiv dhe pa sezacionalizëm.

KODI ETIK:

  • Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.
  • Gazetari nuk guxon që për shkak të atraksionit të tesktit/kontributit të nxisë shqetësime të pabazuara ose shpresa te bashkëbiseduesit, ose të manipulojë me ndjenjat e tyre.

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button