Si ka guxuar Ivanovi ta kritikojë qeverinë?!

[Recension: Ivanovi me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë, nën impresionin e kritikave të LSDM-së se nuk është i pavarur]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensionit është komentues dhe do të mund të gjendej në rubrikën për komente, e jo në rubrikën e lajmeve. Ai është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim ta diskreditojë kryetarin Gjorgje Ivanov, vetëm për shkak se në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Armatës, u ka bërë kritika institucioneve shtetërore për atë se si janë ballafaquar me problemet në zonat e vërshuara në rrethinën e Shkupit.

Иванов по секоја цена бара причина да влезе во конфликт со владата под импресија на критиките на СДСМ дека не е самостоен Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Ivanovi me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë, nën impresionin e kritikave të LSDM-së se nuk është i pavarur

Data dhe koha e publikimit: 18.08.2016

Data e recensionit: 26.08.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

IVANOVI NUK GUXON TA KETË MENDIMIN E TIJ!

Që në vetë titullin e tekstit shihet tendenca e tij – të diskreditohe kryetari Ivanov si politikan, për shkak të shprehjes së mendimit të tij. Në artikullin, i cili i ngjan komentit, tentohet që ai të plasohet si lajm, duke iu referuar dofarë “njohësve të rrethanave politike dhe rrethanave në ARM”, mirëpo nga ata njohës të rrethanave në tekst nuk ka asnjë gjurmë.

Artikulli e sulmon Ivanovin për shkak se e ka kritikuar qeverinë, duke e akuzuar se “me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë e Maqedonisë”, edhe pse për këtë nuk ka asnjë argument në tekst. Si e para, nuk ka fragment nga fjalimi i Ivanovit i cili e ka tërhequr vëmendjen dhe i cili trajtohet në këtë përmbajtje gazetareske. Prandaj, qëndrimi i Ivanovit lehtë mund të jetë nxjerrë nga konteksti dhe të spinohet. Kur lexuesi vetë do ta lexojë se çka ka thënë kryetari i shtetit, do të mund edhe vetë të vlerësojë se a qëndron ajo që është shkruar në lidhje me këtë fjalim. Mirëpo, në këtë rast kjo nuk është bërë.

“Njohësit e rrethanave politike komentojnë se në mandatin e dytë të Ivanovit, kur tashmë nuk e ka shumë me rëndësi mbështetjen e VMRO-DPMNE-së edhe për një mandat duke i pasur parasysh kufizimet kushtetuese të cilat nuk lejojnë më shumë se 2 mandate, është fakt i pakontestueshëm se kryetarit Ivanov në mandatin e parë as që i shkonte ndërmend të sillet në këtë mënyrë mee qeverinë pa mbështetjen e së cilës do të ishte e pamundur të fitojë në zgjedhje. Strategjia e planifikuar e Ivanovit është e dukshme”.

Kjo pjesë e tekstit është skandaloze. Ivanovit as që i paska shkuar ndërmend gjatë mandatit të parë ta sulmoj qeverinë për shkak se ka pasur nevojë për mbështetjen e saj që të fitojë në zgjedhje. Në mënyrë të drejtpërdrejtë sugjerohet se ai nuk është zgjedhur për shkak se ka qenë i vlefshëm si kandidat dhe se ka pasur program, por për shkak se partia e ka kandiduar dhe se sikur të mos ishte ajo, ai nuk do të fitonte. Mirëpo, tani, në fund të mandatit të dytë, ai ka marrë guximin ta kritikojë qeverinë edhe atë nën presionin e opozitës. Këto janë pohime pa asnjë argument. Kemi vetëm supozime të bazuara në njohës anonimë.

“Kështu mendon ai, e a është ky veprim i mençur dhe korrekt ndaj VMRO-DPMNE, pas gjithë asaj që e ka bërë për të është një temë krejtësisht tjetër theksojnë ekspertët”.

Atë që e theksojnë “ekspertët” në fund është edhe më skandaloze. Tentohet të bindet lexuesi se nuk është mirë që kryetari ta kritikoj partinë që e ka vendosur në funksion. Sipas Kushtetutës, kryetari nuk është kryetar i partisë, por i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Në fund të tekstit shihet motivimi politik i këtij artikulli dhe propaganda që e përhap ai. Ky produkt gazetaresk është në kundërshtim të plotë me normat dhe rregullat gazetareske.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button