A po shkon Maqedonia në zgjedhje pa zgjidhje?!

Kryetari i VMRO – DPMNE-së – Nikolla Gruevski, ai i LSDM-së – Zoran Zaev, Ali Ahmeti i BDI-së dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, në takimin e sotëm do të duhet ta konfirmojnë se a janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të prakohshme parlamentare më 11 dhjetor, shkruan Portalb.mk.

Pavarësisht konfirmimit të tyre, kujtojmë se të lartpërmendurit dhe partitë e tyre nuk kanë plotësuar ende kushtet për të cilat janë zotuar paraprakisht.

Më poshtë mund t’i shihni detyrimet e realizuara dhe të parealizuara të Marrëveshjes së 20 korriku:

Nuk është realizuar:

  • 19 gusht/24 gusht (afat i skaduar) – Formimi i trupit ad- hok për media;
  • 31 gusht – Afat i fundit për takim liderësh;
  • 2 shtator – Opozita emëron kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në RTVM (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor);
  • 2 shtator – Suspendimi i ndryshimeve të Ligjit të MPB-së lidhur me kompetencat e ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor).

Është realizuar:

  • 23 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor;
  • 25 korrik – KSHZ publikoi listën me 39.502 votues kontestues;
  • 28 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e ligjit për punë të brendshme, ligjin për audio dhe shërbime audiovizuale, shërbimet për procedim penal dhe ligjin e qeverisë.
  • 18 gusht – Përfundoi paraqitja e votuesve kontestues në KSHZ.

Analisti Albert Hani vlerëson se ekziston mundësia që zgjedhjet e parapara të dështojnë, ngase u hapën shumë shtigje për tu mbrojtur. Ai vë në theks së shumë, kushte dhe kërkesa të ndërsjella të shpalosura gjatë negociatave të Përzhinos krijojnë shumë mundësi për ankesa nga të pakënaqurit nga rezultatet.

“Unë jam i mendimit se zgjedhje duhet të ketë së fundi, ngase mbetëm gjatë në apati, por jam gati i sigurtë se të dy partitë e mëdha maqedonase nuk duan të ketë zgjedhje parlamentare në dhjetor. Ata janë më se të vetëdijshëm se kushtet që vetë i kërkuan nuk janë mbushur dhe se për realizimin e tyre liderët e partive kanë vendos afate jo-reale. Çështja e listave të votuesve ende nuk është zgjedhur si duhet, vetëm që të kontrollohen dhe shtypen në format të duhur duhet shumë më tepër kohë se 3 muaj. Çështja e medieve dhe shume çështje tjera mbeten për tu hapur nga kutia e Pandorës pasi të themelohet Qeveria e re e cila do hidhet në mes të zjarrit. Gjyqet nuk punojnë, PS sikur ka nevojë për edhe me tepër kohë që ti procesoj lëndët, bizneset pësojnë humbje të mëdha nga kriza poliktike, etj”, tha për Portalb Hani.

“Punët kanë për tu koklavitur ende më shumë, por shpresoj se në pah do të del nevoja për ndershmëri”, përfundoi ai.

Lideri i partisë opozitare –jashtëparlamentare VMRO-Popullore, Lubço Georgievski nëpërmes profilit të fëjsbukut ka dhënë disa arsye zgjedhjet parlamentare duhet të caktohen në një kohë me ato lokale, dhe jo të mbahen në dhjetor sic pretendojnë partitë nënshkruese të Përzhinës.

“Që gjithçka teknikisht të jetë në rregull formimi i qeverisë së re duhet përshtatur me zgjedhjet lokale. D.m.th. para shtesë, zënka dhe tetë muaj vazhdimisht në zgjedhje. Para zgjedhjeve të reja parlamentare, qytetarët duhet ta dinë përmes përfundimit juridik se kush ka përgjuar në Maqedoni. Kush e ka bllokuar vendin tonë dy vite. Përgjigja e kësaj pyetje është e domosdoshme para votimit të ri. Qeveria duhet që t`i harxhoje pesëqind milion euro kredi me të cilat do të blihen grupet e interesit dhe qytetarët. Së paku pak terreni të jetë i drejtë. Ligji për zgjedhje të ndryshohet. Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore pa kufi zgjedhor”, ka shkruar Georgievski./Portalb

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button