KSHZ del me konfirmim – Lista zgjedhore në Maqedoni është pastruar

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot njoftoi se lista zgjedhore është përfundimtar, respektivisht ka përfunduar procesi i pastrimit të saj.

Sipas njoftimit, KSHZ-ja ka arritur në përfundim se në dhjetë ditët e afatit ligjor, nuk është paraqitur ndonjë kërkesë nga tre ose më shumë anëtarë të KSHZ-së për rishikim plotësues të personave që janë paraqitur gjatë periudhës së kontrollit të listës me zgjedhës fiktiv, prandaj edhe Lista zgjedhore e datës 23 gusht, 2016, është përfundimtare.

KSHZ-ja do t’u dërgojë katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, një njoftim me letër për përfundimin dhe përmbylljen e procesit të verifikimit të listës fiktive, si edhe informacione për gjendjen me listën zgjedhore, pas përfundimit të verifikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button