Nënshkruhet marrëveshja, do të sanohen pikat më kritike të lumit Shkumbin

Marrëveshje për ndihmë në vlerë prej 330.000 euro për sanim të pikave më kritike të digave në lumin Shkumbin në rajonin e Pollogut sot nënshkruan ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton.Ministrja Elezi theksoi se përmbytjet në vitin 2015 të cilat shkaktuan dëme të shumta dhe humbje tragjike të jetëve njerëzore alarmuar se është e nevojshme të intervenohet në riparimin e digave të dëmtuara dhe për ndërtimin e tri digave të reja mbi lumin Shkumbin në Tetovë.

Ajo shtoi se pas përmbytjeve gjatë vitit të kaluar, UNDP përgatiti një analizë të thellë e cila thekson rreziqet nga përmbytjet në regjionin e Pollogut.

“Pikat më kritike janë tri digat e dëmtuara pjesërisht dhe tri digat e shkatërruara plotësisht mbi lumin Shkumbin, pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e tij në gjatësi prej rreth 2 kilometra dhe rregullimin rrjedhës në zonën urbane, në gjatësi prej 1 kilometër”, tha Elezi.

Sipas Luiza Vinton, ngjarjet ekstreme kohore janë realitet i yni i ri dhe se ajo që na ka ndodhur në çdo 100 vite, tani mund të pritet të ndodh në çdo 50, madje edhe më shpesh.

“Në disa raste është e nevojshme të investohet në infrastrukturë, siç janë digat që do të riparohen në pjesën e sipërme të lumit Shkumbin mbi Tetovë me qëllim që të zvogëlohet shpejtësia e ujit dhe të ndalen mjetet e forta që i bart uji. Ne besojmë se kudo që investojmë për preventivë, rezultatet janë shumë të mira”, tha përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton.

Ministrja Elezi shprehu mirënjohjen e saj për UNDP-në dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Louisa Vinton.

“Duke i falënderuar për mirëkuptimin për nevojat e institucioneve dhe të qytetarëve, si dhe përkrahjen financiare, tani kemi analizën e cila na mundëson të reagojmë në mënyrë të duhur”, theksoi ministrja Shiret Elezi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button