Ajri i ndotur mbush klinikën për sëmundje të mushkërive

Me rikthimin  e mjegullës është rritur numri i personave me gjendje te përkeqësuar. E përzier me gripin, mund të ketë pasoja katastrofave thonë mjekët. Në klinikën për sëmundje të mushkërive nuk ka më vend.

‘Rëndë marrin frymë edhe fëmijët, ata mund të preken nga gripi dhe virozat. Prindërit sa më shumë duhet tu japin lëngje, vitamine dhe të komunikojnë vazhdimisht me mjekun për terapi shtesë’ thotë mjekja Iskra Llazarevsa.

Në Kozle, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë prindërit me fëmijë të sëmurë nga bronkiti dhe ndezje në mushkëri. Mjekët akuzojnë se ‘fajtor’ për rritjen e numrit të fëmijëve të sëmurë por edhe të të moshuarve janë viruset dhe gripet të bashkangjitura me kohën e ftohtë, por edhe mjegulla dhe ajri i ndotur.

Në këtë shtëpi shëndetësorë, ditëve të fundit ka ‘vluar’ fluksi i njerëzve, pasi hapësirat dhe objekti i ri është në ndërtim ndërsa kapacitetet janë stërmbushur. Situata e njëjtë është edhe në Klinikën për fëmijë, ku kërkohet shtrat më shumë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button