United për Pogban jep 50 milion euro

E lëshuan pa para, por tani e kërkojnë me ngulm. Manchester United janë vënë seriozisht në ndjekje të yllit francez të Juventusit, Paul Pogba, i cili ka impresionuar këtë stinor me formën e tij.

Sipas të përditshmes angleze ‘Daily Mail’, trajneri i kampionit të Premierligës, David Moyes ka zhvilluar bisedime me drejtorin e përgjithshëm të ‘Zonjës së Vjetër’, Giuseppe Marotta pas ndeshjes mes Cagliarit dhe Juventusit të cilën e përcolli nga tribunat.

Moyes ia bëri me dije ofertën për rikthimin e reprezentuesit francez në ‘Old Trafford’. Oferta e ‘Djajve të Kuq’, në drejtim të kampionëve të Italisë pritet të jetë rreth 50 milionë euro, ofertë që vështirë do të refuzohet nga skuadra torineze.

Për mesfushorin e talentuar, interesim ka shprehur edhe Paris Saint Germain, që gjithashtu janë të gatshëm të bëjnë ‘çmenduri’, vetëm ta kenë në skuadër. Pogba u largua nga United si transfero i lirë në drejtim të Italisë, pasi ish-trajneri Sir Alex Ferguson e injoroi atë duke mos e ftuar në skuadrën e parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button