Punohet intensivisht në vendin e Burmali Xhamisë, BFI ende në pritje (FOTO)

Në vendim e Burmali Xhamisë punimet po zhvillohen në mënyrë intensive përderisa Bashkësia Fetare Islame (BFI), pret përgjigje nga partia shqiptare në pushtet.

 Zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami bën të ditur se ende nuk dihet se kur do të zhvillohet protesta e paralajmëruar, ngase ende janë në pritje të përgjigjes nga BDI në lidhje me këtë çështje. 

“Jemi në pritje të një përgjigje nga BDI në lidhje me vendin e Burmali Xhamisë. Protesta nuk do te zhvillohet ende, po presim një zgjidhje të këtij problemi”, tha Abazi për Portalb. 

Kohë më parë nga BFI bënë të ditur se nëse Qeveria nuk do të shqyrton dhe realizon kërkesat e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni (BFI) në lidhje me Burmali Xhaminë, do të organizohen protesta masive nga qytetarët mysliman.

Madje Abazi bëri të ditur se për shkak të numrit të madh të protestuesve, protesta mund të eskalojë, të ketë ndonjë incident apo nxitje, dhe ne për këtë nuk mbajmë përgjegjësi.

Ndërkaq në mbjedhjen e kryesisë së BDI-së nuk u diskutua për vendin e Burmali Xhamisë, gjë që u paralajmërua kohë më parë nga sekretari i kësaj partie Abdilaqim Ademi. Kjo çështje u la qe të trajtohet në mbledhjen e radhës, për të cilën ende nuk dihet data e saktë se kur do të realizohet. 

Nga ana tjetër siç e shikoni edhe në foto, punimet ne vendin ku dikur ndodhej dikur Burmali Xhamia, janë duke u zhvilluar me intensitet të lart.

Lajme të ngjashme

Back to top button