Bunjaki: Presim përgjigje për 11 lojtarë, Adnani me mirë mos të vije fare

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur në konferencën për media para ndeshjes kualifikuese për ‘Rusi 2018’.

Albert Bunjaki ka bërë të ditur se Kosova është duke pritur përgjigje nga FIFA për 11 lojtarë. Ende nuk dihet se a do të kenë drejtë yjet e Kosovës të luajnë në ndeshjen ndaj Finalndës.

“Jemi në pritje të 11 lojtarëve, për të cilat do të vendos FIFA”, ka deklaruar Bunjaki në konferencën për media.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka folur edhe rreth Adnan Januzajt. Ai ka thënë se pavarësisht përpjekjeve nuk kanë arritur të kenë kontakte me të, përcjell ORAinfo.

“Adnanin nuk kemi pas mundësi ta gjejmë askund. Kemi kontaktuar me klubin e tij për tu takuar me të. Është e kotë, dhe mendoj se është më mirë që Adnani të mos vije fare, sepse nuk dëshirojmë që të vijnë lojtarë me zor e që nuk e dëshirojnë Kosovën”, ka thënë Bunjaki në një konferencë për media ku ka zyrtarizuar listën e lojtarëve kosovarë kundër Findandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button