Nora lavdëron Erën

Nora Istrefi është e lumtur që motra e saj Era, i është futur showbizzit përderisa e cilëson atë si një talent të veçantë.

Edhe në jetën private është e lumtur, por heziton të tregoi se kur do të martohet me Robertin.

Në vitin 2013 ajo kishte shpërthyer me hitin “Le Mama” ndërkaq nuk kishin munguar edhe balada zemërthyere siç ishte kënga “I jemi je” më të cilën Nora preku shumë zemra të dashuruara të vajzave e djemve shqiptarë me paraqitjen e saj në “Kënga Magjike”.

Tani për vitin 2014, përsëri ka rezervuar shumë hite por që nuk dëshiron që t’i shpalos për momentin për adhuruesit e saj.

“Sigurisht do të këtë shumë këngë të cilat do t’i lë befasi për publikun. Jam duke punuar në studio disa këngë dhe shumë shpejt do të vijë me befasinë e parë”, tha Nora.

Por, përpos hiteve të saj asaj i është shtuar edhe një konkurrente, jo zullumqare, pasi që është motra e saj Era Istrefi.

Nora thotë se Era ka një talent të veçantë prej këngëtarëve të tjera.
“Jam shumë e lumtur për Erën sepse ajo është shumë e talentuar dhe ka shumë për të dhënë për publikun shqiptarë”, thotë ajo.

Për stilin e saj, që është pak më i veçuar, që shihet që në këngën e parë të saj “Mani për Mani”, e cila po ashtu është bërë hit tek shumë shqiptarë, Nora është shumë e lumtur për këtë.
“Sigurisht që Era është një vajzë shumë e talentuar, e cila është e veçantë dhe me kohë ajo do të tregojë edhe më shumë sepse me moshën që ka, ka treguar se ka një stil të veçantë dhe një shpirt artisteje që e bën atë të dallohet prej të tjerëve”, ka thënë Nora.

E njohur si e ngurtë për të dhënë përgjigje kur është në pyetje jeta e saj private, edhe kësaj here ajo ka ngurruar që të thotë se kur do të martohet më të fejuarin e saj Robertin.

“Kam thënë disa herë që nuk flas për jetën private dhe në momentin kur do të martohemi do ta zyrtarizojmë këtë në mënyrën më të mirë. Por, ne vazhdojmë të jemi bashkë dhe çka është me rëndësi jemi shumë të lumtur”, tha Nora për Express.

Lajme të ngjashme

Back to top button