Mjegullat, mbi 80 aksidente për një javë në Shkup, keni kujdes!

Mjegulla për shkupjanët përveç që ua vështirëson frymëarrjen dhe përkeqëson gjendjen shëndetësore, është bërë shkas edhe për rritjen drastike të numrit të aksidenteve të trafikut.

Statistikat zyrtare të MPB-së, tregojnë se vetëm prej fillimit të vitit kanë ndodhur 82 fatkeqësi komunkacioni, prej te cilave ka vdekur një person.

‘Prej fillim të vitit deri tani kemi evidentuar 82 fatkeqsi komunikacioni, prej të cilave një person prej lëndimeve të tepërta ka vdekur’ thotë Liza Bendevska, zëdhënëse e SPB-Shkup.

Shoferët e vjetër megjithatë thonë se të rinjtë duhet të kenë më shumë kujdes, sidomos gjatë natës tu shmangen pijeve alkoolike.

‘Duhet pasur shumë kujdes, sidoms tani kur kemi mjegulla, dhe meqë jemi në dimër ndonjëherë mund të ketë dhe ngrica. Të rinjtë të jenë më të kujdesshëm, pasi marrin në qafë dhe shumë të tjerë të pafajshëm dhe që janë të kujdesshëm në vozitje’ tha Mehmet Iseni.

‘Kujdes të madh të kenë sidomos të rinjtë që dalin në mbrëmjë dhe pijnë alkool, pasi fatale janë pasojat, lere që vënë në rrezik jetën e tyre, por edhe të të tjerëve’ tha Agim Abazi, taksi vozitës.

Në dhjetor të vitit e kaluar, në krahasim me nëntorin numri i aksidenteve të trafikut është rritur për 20, ndërsa dy persona kanë humbur jetën dhe 20 janë lënduar rëndë.

2.026 aksidente për gjashtë muaj në Shkup kanë ndodhur gjatë 2013, thonë të dhënat zyrtare të MPB-së.

‘Prej këtyre fatkeqsive kanë humbur jetën 20 persona, prej të cilëve 8 këmbësorë, tre vozitës të bicikletare dhe një vozitës motori, ndërsa janë lënduar 1.342 persona, prej të cilëve 231 këmbësore, ndër to 69 fëmijë’, këto janë të dhëna për gjashtë muajt e parë të vitit 2013, thonë në MPB.

Duke pasur parasysh numrin e këmbësorëve që humbin jetën secilin vit, dhe numrin e madh të të lënduarve, dënimi për ata që kalojnë rrugën në vende jo adekuate dhe të ndaluara është 300 euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button