Festa e Shën Marisë nuk është fundjavë e zgjatur!

[Recension: Ngjitja e Shën Marisë në qiell: Edhe një fundjavë e zgjatur]

Теksti e dezinformon publikun se dita e hënë, 29 gusht, është ditë jopune për shkak se të dielën, një ditë më parë, bie festa e Ngjitjes së Shën Marisë në qiell. Kjo informatë është krejtësisht e gabuar për shkak se festa e Ngjitjes së Shën Marisë në qiell nuk është festë shtetërore, por festë vetëm për pjesëtarët e besimit ortodoks dhe festimi i saj nuk kalohet në ditën e ardhshme të punës.

Успение на Пресвета Богородица Уште еден продолжен викенд За СеLinku deri te artikulli origjinal: Ngjitja e Shën Marisë në qiell: Edhe një fundjavë e zgjatur (Теksti në ndërkohë është fshirë)

Data dhe koha e publikimit: 24.08.2016, 10:40

Data e recensionit: 28.08.2016

Recensuese: Simona Atanasova

Edhe pse gabimi sipas të gjitha gjasave nuk është bër me qëllim, megjithatë, gazetari duhet t’i verifikojë të gjitha faktet para se të publikojë diçka. Aq më tepër, edhe titulli është senzacionalist dhe i dezinformon lexuesit se do të kenë fundjavë të zgjatur, që nuk është e vërtetë.

“Për shkak se festa bie të dielën, si ditë jopune konsiderohet e hëna, 29 gusht”.

Kjo është një informatë krejtësisht e pasaktë për shkak se festa e Ngjitjes së Shën Marisë në qiell nuk është festë shtetërore, kështu që dita e jopunës nuk kalohet në ditën e ardhshme – të hënën. Vetëm për festat shtetërore, e jo për të gjitha festat, festimi kalohet ditën e ardhshme kur ato bien të dielën.

Në njoftimin e Ministrisë për transport dhe lidhje thuhet se 28 gushti është ditë jopune, mirëpo jo edhe se kalohet për të hënën, gjë që në tekst është shtuar me vetëiniciativë, pa verifikim plotësues.

Këtë e vërteton edhe neni 3 i Ligjit për festat i Republikës së Maqedonisë.

Festat shtetërore nga neni 2 i këtij ligji janë ditë jopune. Në qoftë se festat nga neni 2 i këtij ligji bien të dielën, dita e ardhshme konsiderohet ditë jopune.

Sipas ndryshimeve të këtij ligji të sjella në vitin 2007, si festë për besimtarët e fesë ortodokse është futur edhe 28 gushti, Ngjitja e Shën Marisë në qiell. Sipas ligjit, këto ditë janë ditë jopune, mirëpo nëse bien të dielën, dita e ardhshme nuk konsiderohet ditë jopune, sikurse për festat shtetërore.

Gazetari ka për detyrë ta informojë publikun në mënyrë të saktë. Ai nuk guxon t’i dezinformojë lexuesit dhe duhet të publikojë informata të sakta dhe të verifikuara, ashtu siç parasheh edhe Kodi i gazetarëve.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button