Renova përforcohet me shkupjanin Xhihan Seferi

Edhe Renova së fundmi ka angazhuar futbollistë të rinj në radhët e saja, përforcimi i fundit që do të jetë pjesë e “gjipspunusve” pas Flamur Tairit, është shkupjani Xhihan Seferi. 

Mesfushori shkupjan së bashku me Renovën do të ketë për së paku një vit. Sipas fjalëve që ka thënë Seferi për “Portalb”, ai ndjehet i kënaqur që do të luajë për një skuadër që vite me radhës është ndër skuadrat më të mira në futbollin vendor. 

“Ndjehem tepër i kënaqur nga marrëveshje e arritur me klubin e Renovës dhe më gëzon fakti që do të jem pjesë e një skuadre që viteve radhë është në mesin e më të mirëve. Renova është ekip e cila ka shijuar disa herë edhe ndeshjet në arenën ndërkombëtare, andaj shpresoj që kështu do tej edhe këtë vit”, ka thënë për “Portalb” Seferi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button