Shilegov: Todorov, na fal që zbulojmë afera korruptive të VMRO

Në publik vazhdon të jetë aktuale çështja e aferës me blerjen e pajisjeve medicinale nga redaktoren e televizionit “Sitell” Ivana Talevska.

Nga partia maqedonase në opozitë LSDM shfaqin detaje të reja në lidhje me temën të cilën ata e ashtu quajnë, tender milionësh për korrupsion mediatik.

Anëtarët e LSDM-së dyshojnë, se kompania “VISARIS”, nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet për fitimin e tenderit, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një firmë e cila deri në shpalljen e tenderit, ka ekzistuar 2 vite jo të plota.

Prej ministrisë së shëndetësisë, janë kërcënuar që do të padisin zëdhënësin e LSDM-së, në rast të moskërkimit të faljes për dëmin e shkaktuar në reputacionin dhe moralin e ministrit, njashtu duke deklaruar se redaktorja e kanalit televiziv “Sitell” Ivona Talevska, është tërhequr nga pronësia një vit, para së të shpalleshe tenderi, e jo 9 ditë më pas ashtu siç kishin deklaruar nga LSDM-ja.

Shilegov thotë se bëhet fjalë për një gabim të paqëllimtë, e cila nuk e ndryshon thelbin e këtij skandali.

Nga LSDM-ja kërkuan, që ministri Todorov, t’i paraqet të gjitha dokumentacionet, në lidhje me tenderin, të gjitha ofertat, sigurimet bankare, dhe lidhjen e kontratës, duke mos deklaruar vetëm pjesërisht ashtu siç vepron ministria e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button