Ja votat e manipuluara te Topi i Artë!

Një ditë pas ceremonisë te Topi i Artë, sot disa trajnerë kanë dërguar ankesat e tyre në FIFA pasi që votat e tyre janë të manipuluara. Pas zbulimit të votave në media, shumë trajnerë kanë parë se votat e tyre kanë qenë të trilluara.

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli është ankuar se kishte votuar Pirlon, Ronaldon e Lewandowskin ndërsa ai pa se votat e tij kishin shkuar për Pirlon, Lahm e Lewandowskin.

Trajneri i Maltës, Ghedin ka thënë se ka votuar Ronaldon, Messin e Riberyn, por që votat e tij kishin dalur për Pirlo, Messin e Ronaldon.
Selektori i Republikës Domenikane, Dominigo Hernandez ka votuar për Ribery, Ronaldo e Falcao, por që votat e tij dolën të jenë për Ronaldo, Messi e Ribery, transmeton Panorama.

Selektori i Kolumbisë, Jose Pekeran ka votuar për Messi, Ribery e Falcao, por që votat e tij dolën për Falcao, Messi e Ibrahimovic.
Trajneri i Fixhit, Juan Carlos Bronxeti është ankuar sepse në realitet kishte votuar Ronaldo, Messi e Ribery, ndërsa votat e tij dolën të jenë për Ronaldo, Ribery e Lewandowski.

Selektori i Vanuatus, Percy Avock ka votuar në realiteti për Messin, Ronaldo e Ribery por që votat e tij dolën të jenë për Neymar, Ronaldo e Messi.
Trajneri i Kuvajtit, Jorvan Viera ka votuar Messi, Ronaldo e Ibrahimovic, ndërsa votat e tij u publikuan për Messi, Neymar e Ronaldo.

Selektori i Liberisë kishte zgjedhur për të votuar Messin, Iniestën e Ibrahimovic, ndërsa votat e tij u panë për Messi, Ribery e Ronaldo.

Ankesa ka edhe nga trajnerët e Panamasë, Senegalit e Guinesë Ekuatoriale të cilët kanë thënë se votat e tyre nuk kanë qenë reale me ato çfare ata i kanë dhënë.

Lajme të ngjashme

Back to top button