Papa takon Zuckenbergun

Papa Françesku i cili është aktiv nëpër rrjete sociale, priti në Vatikan krijuesin e Facebook, Mark Zuckenberg, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Priscilla Chan. Çifti udhëtoi drejt Italisë për të vizituar vendin pas goditjes nga tërmeti i rëndë.

Zuckenberg tha se takimi me Papa Françeskun është një kujtim që nuk ka për ta harruar kurrë, pasi Ati i Shenjtë simbolizon mirësjelljen dhe njeriun që kujdeset më shumë për të gjithë në mbarë botën.

Në këtë vizitë, numri 1 i teknologjisë i dhuroi Papa Françeskut një dron simbolik. Ai është projektuar të fluturojë nëpër vendet e varfra ku njerëzit nuk kane akses interneti dhe mungojnë mundësitë e lidhjes me të. Droni Aquila do të funksionojë me energji diellore.

Papa Françesku dhe Mark Zuckenberg diskutuan për rolin e madh të teknologjisë në procesin e komunikimit në ditët e sotme. Lideri shpirtëror i të krishterëve bisedoi me Zuckenberg edhe për mënyrën sesi teknologjia mund të ndihmojë në përhapjen e mesazheve të Vatikanit.

Facebook është kthyer në rrjetin social kryesor që ndihmon në identifikimin e viktimave në rast fatkeqësie apo sulmi. Facebook ka opsionin e postimit të një statusi “Jam i sigurt” në rast se personi ndodhet në zonë të rrezikuar.

Mark Zuckenberg po bën një fushatë të gjerë në mbarë botën për të kthyer Facebook-un në një rrjet social që nuk postohen vetëm fotografi, por të projektuar për një zhvillim shumë dimensional në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button