Prona në bregdet nëse Januzaj pranon të luajë për Shqipërinë?

Çështja e zgjedhjes se me cilën kombëtare do të luajë talenti me origjinë shqiptare i Manchester United, Adnan Januazaj, duket se do të përfshijë edhe politikën.

“A1 Report” thotë se vetë kryeministri Edi Rama, së bashku me kreun e FSHF-së, shumë shpejt do të takohen me babain e Januzajt.

Në këtë takim, Rama dhe Duka do të mundohen që të bindin babain e Januzajt, që ky i fundit të zgjedhë të luajë pikërisht për Shqipërinë.

Ndihmë nga kryeministri Rama ka kërkuar edhe menaxheri i kombëtares, Alban Bushi, i cili thotë se Rama duhet të takohet me Januzajn për ta bindur që të zgjedhe Shqipërinë.

Një gjë të tillë e kërkoi disa kohë më parë edhe zëvendëskryeministri kosovar, Behxhet Pacolli, i cili kërkoi gjithashtu që Januzajt t’i jepen edhe prona në bregdetin e jugut, me qëllim që të stimulohet për të zgjedhur Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button