Një në dhjetë fëmijë në Angli dhe Uells, i takojnë fesë Islame

Sipas statistikave për regjistrimin e popullatës në listat shtetërore në Angli dhe Uells, që u paraqitën të premten e që ilustrojnë rritjen e numrit të minoriteteve, tregojnë se mesatarisht një në 10 foshnje i përkasin fesë islame, shkruan Yahoo News.

317,952 fëmijë nën moshën 5 vjeçare, apo 9,1 %, janë regjistruar si myslimanë në listat regjistruese te vitit 2011 – shprehen nga Zyra për Statistika Kombëtare (ONS).

Si masë e ndryshimeve demografike-religjioze që janë bërë në Angli dhe Uells, konstatohet se dhe 1 në 200 persona të moshës nën 85 vjeç, janë mysliman.

Këto numra tregojnë, rritje të popullatës islame në këto treva për 80% në krahasim, me regjistrimet e vitit 2001, që shënonin 176,264 myslimanë, nën moshën 5 vjeçare.

“Ky sigurisht që është një numër befasues” – shprehet për revistën “TIMES” profesori universitar i demografisë, David Coleman.

Imigrimeve të shumta nga Pakistani, Bangladesh, dhe India i është shtuar edhe një numër i ri i imigracioneve nga shtetet e Afrikës, dhe Lindjes së Mesme.

Normat e lindjes nga myslimanët me origjinë nga Pakistani, Bangladeshi mbeten mjaft të larta, edhe pse matur me dekadat më herët shënojnë rënie.

Pothuajse aspak nuk ka nivele të personave myslimanë që largohen nga feja e tyre.

Myslimanët kanë profilin më të ri të popullatës në krahasim me religjionet tjera kryesore. Pothuajse gjysma e popullatës myslimane ( 48%), janë nën moshën 25 vjeçare (1.3 milion).

Përktheu: Rexhep Avdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button