Shpërthim në ambasadën kineze, dyshohet për një të vrarë

Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të ambasadës kineze në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, thonë raportet, ndërsa motivet e ngjarjes mbesin ende të paqarta.

Detajet janë ende në zhvillim, por agjencia e lajmeve ruse ”Interfax” citoi zyrtarët lokalë të kenë thënë se një person është vrarë.

Një veturë, u përplas për dyert e ambasadës dhe shpërtheu para rezidencës së ambasadorit thonë zyrtarët. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë tym në ndërtesë, ndërsa imazhe të tjera u shfaqën pak më vonë, të cilat tregojnë xhama të thyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button