fbpx

5 shqiptarë kapen me 800 kg marijuanë

Policia italiane zbulon një tjetër skemë trafiku të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, ku në pranga janë vënë pesë persona, si dhe janë sekuestruar 800 kg marijuanë.

Trafikimi i lëndës narkotike këtë herë është kryer duke u fshehur brenda një blloku mermeri me peshë 20 tonë, ku nga shqiptarët në mes kishin hapur një gropë, e më pas brenda saj ishte fshehur lënda narkotike. Policia italiane ka përdorur dhe ekskavatorin për të hapur masivin e mermerit.

Sipas policisë nëse droga do të kishte dalë në treg do të arrinte një vlerë prej afro 1 milion euro. Ndërsa sipas të njëjtit burim kamioni ka mbërritur në Brindisi duke ardhur me traget nga Durrësi, raporton “Shqiptarja.com”.

Aktualisht policia italiane është duke kryer hetime më të zgjeruara për të zbardhur personat e tjerë të implikuar në këtë trafik, ndërsa ende nuk dihet se si ky kamion dhe masivi i mermerit kanë mundur të kalojnë në Portin e Durrësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button