Shkup, komuna promovon semaforë jofunksional në Çair

Semaforët që ditë më parë Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme dhe Qytetin e Shkupit, i vendosen në rr.”Ferid Murat” në lagjen Fushë Topanë janë jo funksional.

Përveç se ata nuk kryejnë për momentin asnjë funksion, gjithash në këtë pjesë nuk janë vendosur as vijat e bardha për këmbësorët, të cilat janë pranë çdo semafori.

Semaforët në Fushë Topanë
Semaforët në Fushë Topanë

Banorët e kësaj lagje thonë se më janë mësuar me projekte gjysmake dhe të parealizuara.

“Nuk është asgjë e re, jemi mësuar që t’i bëjnë punët shkel e shko siç thotë populli. Nuk e di se pse lavdërohen kaq shumë për diçka që ata e kanë detyrë të na i sigurojnë, sepse ato po bëhen me para tona dhe jo nga xhepi i ndonjërit nga komuna apo institucionet tjera”, tha Remzi Ibrahimi, banor i Çairit.

“Sa u bënë, një javë që i kanë vendos?! Ende nuk janë në funksion. Asgjë në këtë komunë nuk funksionon si duhet”, tha Imrane Elezi, banore.

Semaforët në Fushë Topanë
Semaforët në Fushë Topanë

“Çka të presim, që kur është bë decentralizmi në vend se të përmirësohet gjendja, këtu përkeqësohet, ndërtesat dalin si kërpudha, komunikacioni është kaos, rrugët tërë gropa dhe të pa rregulluara. Nuk kemi çfarë të themi, gjithçka është e dukshme”, tha A.R., banor.

Nga ana tjetër u tha se me vendosjen e semaforëve në fjalë, do të rritet niveli i sigurisë dhe rendit në komunikacionin rrugor në këtë pjesë, si dhe do të mbrohen nxënësit e institucioneve arsimore të cilët e frekuentojnë intenzivisht këtë rrugë.

Ndërkaq para një viti banorët e komunës së Çairit gjegjësisht ata të rrugës “Ferid Murati” bënë kërkesë për vizatimin dhe vendosjen e shenjave të komunikacionit.

Semaforët në Fushë Topanë
Semaforët në Fushë Topanë

Ata vazhdimisht ankohen dhe thonë që në këtë rrugë vozitet shumë shpejti si dhe nuk ka polic të shtrirë askund dhe vendkalime për këmbësorët, por kjo ende nuk u realizua edhe pse nga Komuna e Çairit para një viti thanë se kërkesa për ti vizatuar vijat për këmbësorët është bërë deri te Qyteti i Shkupit dhe se së shpejti do të vizatohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button