Halitoza (era e keqe e gojës)

Shkaqet e erës se keqe të gojës janë të shumta: gojore (mishrat e dhëmbëve, stomatiti, kariet e dhëmbëve), të aparatit tretës apo hepatike. Evitoni drekat dhe darkat të rënduara: ushqimi i tepërt krijon gazra dhe erëra të këqija.

Ushqimet që duhen zgjedhur: ananasi, pjepri, limoni, peshku pa dhjam.
Ushqimet që duhen kufizuar: lakra e zier, hudhra, qepa.

Fototerapia

• Nëse shkaku është i zgavrës së gojës: atëherë kryeni shpëlarje të gojës me: valim me gjethe trumbëze, sherbele, alteje e mendre: 10 gram prej secilës zihen në një litër ujë për 10 minuta.

• Nëse shkaku është i lidhur me tretjen:  valim me gjethe shporizi (bimë e ngjashme me hithrën, me lule të imta ngjyrë jargavani të çelur), e çaj jeshil. Në 250 gram ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe shporizi dhe 5 gram gjethe çaji, lërini të ziejnë për 10 minuta, kullojini gjysmë ore mbas zierjes dhe mund ta pini mbas vakteve.

Ushqyerja me gji 
Nuk është e vërtetë që një grua që ushqen fëmijën me gji duhet të ushqehet sa për dy veta. Ngrënia në sasi të mëdha dhe pa cilësi ndikon edhe në cilësinë e qumështit të saj; një nënë e re ka nevojë për afërsisht 2500 kalori në ditë. Ushqimi duhet të jetë i larmishëm dhe cilësor.

Ushqimet që këshillohen: thjerrëza dhe djathi parmixhan janë sipas traditës, ushqime qumështsjellëse. Të tilla janë gjithashtu edhe të brendshmet, oreshkat (mollë dheu), elbi, tërshëra, kajsitë.

Ushqime që duhen kufizuar: gjithçka që mund t’i japë shije të keqe qumështit: hudhra, qepa, lakra, angjinaret. /femina.al

Lajme të ngjashme

Back to top button