Prokurori kosovar Enver Hasani fol turqisht si stupcat (Video)

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani duket se është ekzaltuar tejmase kur Universiteti turk Kocaeli ia ka ndarë titullin Doctor Honoris Causa.

Në fjalimin e tij, Hasani ka folur për raportet Kosovë -Turqi, duke përmendur miqësinë shekullore ndërmjet dy popujve.

“Republika e Kosovës dhe e Turqisë ka raporte vëllazërore me Republikën e Turqisë. Populli shqiptar e ka një fjalë të urtë “Miku i mirë njihet në ditë të vështirë… Miqësinë shekullore ndërmjet dy popujve duhet ta ruajmë mirë dhe ta zhvillojmë me marrëdhënie edhe më të mira …” ka thënë Hasani.

Rektorja e Universitetit turk Sezer Sener Komsuglu, ka folur për dashurinë ndërmjet popujve duke thënë se “bashkëpunimi turk me Kosovën ka bërë që ballkanasit të kenë zili dhe se raportet ndërmjet dy vendeve mbështeten në kulturë në histori dhe sinqeritet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button