RDK: BDI dhe VMRO funksionojnë si dy vëllezër bineq përkundër retorikës boshe politike

Fakti që së fundmi kryeministri Nikolla Gruevski ka filluar të përshëndet edhe në gjuhën shqipe dhe që në heshtje me pajtimin paraprak të Ahmetit bashkuan përfaqësimin diplomatik të vendit me Serbinë duke na sjellë si kurorë Car Dushanin në Shkup dhe “Sveti Ilijën” në Tetovë argumenton të vërtetën se  BDI dhe VMRO funksionojnë si dy vëllezër bineq përkundër retorikës boshe politike. 

Kjo ka qenë deklarata e deputetes së RDK-së Flamure Kreci-Demiri, ku siç shtoi, “tani është koha kur BDI ia rikthen borxhin politik VMRO-së për përkrahjen që e mori në rrethin e dyte në komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni ku falë votave të VMRO-së fitoi komunat”. 

“Shqiptarët janë mësuar me këto deklarata boshe të përfaqësuesve të BDI-së, por problemi kryesor qëndron te strukturat opozitare shqiptare që nuk arrijnë të ndërtojnë një platformë të përbashkët veprimi për de legjitimimin e kësaj partie që ka devalvuar ç’do gjë shqiptare në Maqedoni.  

Së fundmi duke ditur faktin se presidenti i shtetit është një funksionar ‘kukull’, pak është e rëndësishme se ai a do jetë Ivanovi ose ndonjë tjetër si ai. Zgjedhjet presidenciale kanë kuptim nëse president i vendit bëhet shqiptar, në kuptim të transformimit të këtij vendi nga vend mono-etnik në vend qytetar dhe multietnik.

Lajme të ngjashme

Back to top button