Todorov: Shilegov të më kërkojë falje

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov ka dërguar kërkesë deri te zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov të kërkojë falje, sipas nenit 13 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje.

„Lidhur me të thënat më 13 janar në press konferencë, si zëdhënës i partisë politike të LSDM-së, në të cilën morën pjesë shumë media dhe kur deklaroi se “ 9 ditë pasi është shpallur tenderi nga ana e ministrisë së shëndetësisë, Ivona Talevska tërhiqet nga kompania dhe ia dorëzon aksionet partnerit të tij Marko Petroviq. Tenderi është shpallur më 11 dhjetor të vitit 2012 “Visaris MKD DOOEL” Shkup konkurron në tender dhe pas 4 muajve e fiton biznesin milionësh nga Nikolla Todorov”, janë të pavërteta, dëmtojnë reputacionin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe vet ministrit Todorov”, thuhet në reagimin e Todorov.

Lajme të ngjashme

Back to top button