Lokvenec: Qytetarët patjetër duhet të informohen se a ka kërcënime për sigurinë e Maqedonisë

Hari Lokvenec, deputet në Kuvend dhe kryetar i komisionit kuvendor për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për Kundërzbulim, sot në një konferencë për shtyp, në Kuvendin e Maqedonisë tha se qytetarët patjetër duhet të informohen në mënyrë reale, të saktë dhe në kohë për atë se a ekzistojnë me të vërtetë kërcënime për sigurinë e shtetit, njofton Portalb.

Ashtu siç tha Lokvenec, pas deklaratave të presidentit, Gjorge Ivanov, me të cilat ka shkaktuar frikë te qytetarët, është shumë me rëndësi që ata të ndjehen të sigurt.

“Veçmas kjo është e rëndësishme, pas spekulimeve dhe ndjelljen e frikës nga Gjorge Ivanov. Për atë, sot kam ftuar seancë të komisionit për mbikëqyrje të DSK-së dhe ndaj Agjencisë për Siguri në kuadër të kryerjes së kompetencave të komisionit për kontroll të punës së këtyre dy institucioneve. Seanca ka qenë e caktuar me iniciativë të deputetëve të opozitës, ndërkaq institucionet kompetente të japin përgjigje, se a ka kërcënime të rreziqe për sigurinë e qytetarëve dhe të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, tha Lekvenec.

Ai shpjegoi se nga personat udhëheqës të dy institucioneve, ka marrë përgjigje se momentalisht nuk a kurrfarë kërcënime për sigurinë e qytetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button