SHGM të mërkurën do të protestojë për gazetarin Zoran Bozhinovski

Përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), do të protestojë më 1 shtator, për kur është e caktuar edhe seanca e parë për gazetarin, Zoran Bozhinoski, i akuzuar në rastin “Spiuni”, njofton Portalb.

“Më 22 gusht, bordi ekzekutues ka miratuar vendim që më 1 shtator, të organizojë protestë përpara Gjykatës Themelore Shkup, ku pritet që të mbahet seanca e parë gjyqësore për gazetarin, Zoran Bozhinovski”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar, kryetari i SGHM-së, Naser Selmani.

Ai gjithashtu, njoftoi se edhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, me letër deri te kryetari dhe prokurori publik, ka kërkuar që menjëherë të lirohet Bozhinovski.

Kundër Bozhinovskit, Këshilli Penal, në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 -­ Shkup, duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Themelore, më 7 korrik të këtij viti, ka sjellë vendim me të cilin e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe e ka vazhduar masën e arrestit për 30 ditë.

Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas është ekstraduar në Maqedoni.

Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button