Spasov: Aplikoni për punësim dhe vetëpunësime, pranohen 9 mijë persona

Mbi 9 mijë persona këtë vit do të përfshihen në programet qeveritare për zvogëlimin e pa punësisë, për çka janë ndarë 525.788.240 denarë.

Nga këto 4 mijë do të punësohen në mënyrë direkte.

‘I inkurajojmë gjithë personat të regjistruar si të pa punë dhe që aktivisht kërkojnë punë, që kanë biznes ideja, dhe që duan ti realizojnë që nëpërmjet Programit për vetëpunësim të shfrytëzojnë këtë shans’ tha ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.

Konkursi për këtë program për vitin 2014 është shpallur dje dhe bëhet fjalë për 950 persona. Afati përfundimtar i aplikimit është deri më 24 janar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button