Mtv Video Music Awards, Beyonce triumfon me tetë statuja

Tetë statuja, midis të cilave ajo e videos së vitit me këngën “Formation” dhe videon më të mirë femërore me “Hold Up””, Beyonce triumfoi në Mtv Video Music Awards, që u mbajt mbrëmjen e djeshme në 28 gusht.

Pop stari performoi për 15 minuta këngët e marra nga albumi “Lemonade”. Me Rihanën dhe Britney Spears që kanë dhuruar një performancë mbresëlënëse.

Mbretëresha Bey mahniti publikun. Performanca e saj u mbyll me një koreografi me të cilën balerinat formojnë një simbol mbi skenë. Dhe në mediat sociale ndizet gara për gjetjen e domethënies, disa e përcaktojnë si simboli i një homazhi për Prince, ndërsa disa si një referim ndaj grave. Beyonce u vlerësua nga Simone Bules dhe nga kampionet olimpike të gjimnastikës amerikane.

Rihanna u nderua me çmimin “Michael Jackson Vanguard Award”, nderimi më i lartë i Video Music Awards. Ylli i Barbados hapi shfaqjen dhe interpretoi disa prej këngëve të saj të famshme.

Në publikun e MTV Video Music Awards ishin të pranishme shumë yje , përfshirë Naomi Campbell dhe Kim Kardashian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button