FC Shkupi gati për sezonin e ri

?shtu siç i ka hije skuadrave të mëdha, me një organizim të pres konferencës dhe në prezencën e një numrit të madh të gazetarëve, F.C. Shkupi, shpalosi të gjitha planet për të ardhmen, pas fillimit të fazës përgatitore për sezonin pranveror në ligën e dytë. Për Izet Mexhitin, kryetar i Komunës së Çairit, dhe njëherësh përkrahësi më i madh i klubit futbollistik Shkupi, përkushtim kryesor është që krenaria e shqiptarëve nga Shkupi, të kthehet aty ku edhe e ka vendin.

Mes tjerash kryetari i Komunës së Çairit z.Izet Mexhiti edhe një herë ka potencuar se Komuna dhe ai si kryetar do të vazhdojë të përkrahë sportin dhe në veçanti F.C. Shkupi i cili pritet të kthehet në rangun e ekipeve më të mira.
Të gjitha problemet me të cilat u ballafaqua skuadra kohëve të fundit, tani më ato janë e kaluar dhe me përforcimet e mëdha në ekip, Shkupi, sipas kryetarit të klubit Ejup Ademi, do të kthehet aty ku dëshirojnë ta shohin të gjithë. 

(Pamje nga koferenca për shtyp e F.C. Shkupi)

“Ne kemi bërë atë që është dashur, kemi sjellë futbollistë nga Liga e Parë dhe shprsojmë që të shkojë puna mbarë. Të gjitha punët poi  bëjmë me hapa të sigurtë dhe pa u ngutur, andaj për gjithçka presim tia lëmë kohës që edhe rezultatet të vijnë dal ngadal.
Për planet e skuadrës, në takimin e sotëm me gazetarët, folën edhe drejtori i klubit Visar Ganiu, trajneri Zekirija Ramadani si dhe përforcimi i fundit, portieri Suat Zendeli.
Suat Zendeli është kthyer në klubin e zemrës siq ka thënë ai, te Shkupi për të vazhduar sukseset, pasi që fanella e Shkupit ka një peshë dhe duhet dhënë shumë mundë për ta mbajtur atë denjësisht. “Të mbash fanellën e Shkupit është nderë, ne kemi përkrhaje të madhe dhe falemindëeroj publikisht kryetarin e Komunës z.Izet Mexhiti dhe kryetarin e klubit Ejup Ademi. Ne jemi një grup profesionistësh dhe tani atë duhet ta tregojmë edhe në fushë. Unë nuk e shof se kam ardhë në një rang më të ulët, por jam te klubi i zemrës”, ka thënë Zendeli.

Edhe trajneri Zekerija Ramadani ka potencuar se edhe pse ai do të punojë me shumicën e futbollistëev që deri para pak kohësh ishin koleg të tij në fushën e blertë, tani të gjithë dotë jenë të barabartë dhe të gjithë duhet të respektojnë rregullat dhe kushtet. “Nuk ka lidhje nëse është Suat Zendeli, Ardian Nuhiu, Goran Stankovski, Muharrem Bajrami, apo të rinjtë Fisnik Zuka, Blerim Yseni, për mua të gjithë janë të barabartë dhe nga të gjithë do të kërkoj profesionalizëm”, ka thënë Ramadani.

Kryesia e F.C. Shkupi para gazetarëve ka bërë publik se sot kanë arritur marrëveshje edhe me një futbollist, i cili edhe përmbyll listën e blerjeve. Bëhet fjalë për mbrojtësin nga KF Vardari i Shkupit, Dimitrija Llazarevski.

Ndryshe, Shkupi, përgatitjet për sezonin pranveror i filloi gjatë ditës së djeshme, me ç’rast të njëjtat, deri në fund të muajit do t’i vazhdoj në Shkup, ndërsa në fillim të muajit shkurt, përgatitjet do të vazhdohen në Banjat e Negorcit, ku do të mbushen bateritë para se të vazhdoj edicioni në Ligën e dytë. F.C. Shkupi, deri më tani, gjendet në pozitën e nëntë me 22 pikë, 12 më pak se lideri Sileksi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button