Andrej Zhernovski: Nuk dorëzohemi para presionit të VMRO-së

Që kur VMRO DPMNE-ja erdhi në pushtet viti i 7 tashmë, ata mund ta punësojnë kë të duan kur të duan por kur ndonjë institucion tjetër në këtë rast Komuna Qendër vjen në pushtet nuk mund të punësojmë njerëz më të cilët duam të punojmë por sërish duhet t’i dëgjojmë se kë do ta caktojë Qeveria, tha sot kryetari i Komunës Qendër,Andrej Zhernovski pas informatave se edhe 14 pesona të tjerë largohen nga puna nga kjo komunë.

“Presionet dhe kërcënimet e tilla të qeverisë nuk do të na kthejë nga përcaktimi ynë për të realizuar atë që premtuan. Është e vërtetë se projektet janë bllokuar por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që ky ekip të kthehet më qëllim që Kabineti edhe udhëheqësit e sektorëve dhe sektorët të funksionojnë normalisht dhe të vazhdojmë të punojmë me sukses për çfarë na zgjodhën qytetarët. Kabineti është plotësisht në rrugë, ka disa udhëheqës të cilët nuk kanë mundësi të punojnë. Unë dua të theksoj se rezultate arritëm pikërisht me këto njerëz, dhe jo siç na akuzojnë se kemi punësuar njerëz partiak. Por ne nuk do të dorëzohemi,  do të vazhdojmë edhe më tej sepse ne duam të ofrojmë mundësi të gjithëve, nuk mund që mesazhi që dërgon ky pushtet të jetë se në administratën shtetërorë mund të punojnë vetëm ata që kanë librezë partiake të partisë në pushtet” tha sot Zhernovski.

Afati i fundit që të vendos Komisioni shtetëror i shkallës së dytë që vendos për ankimimet rreth furnizimeve publike është nesër.

“Ne do të duhet të mblidhemi para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale e cila ushtron presion ndaj firmave të cilat do të marrin përsipër që të kryejnë punësimet e përkohshme në Komunën Qendër.  

Duhet të përfundojnë procedura për agjencinë e cila është e ranguar e para nga Komisioni i shkallës së dytë për furnizime publike në bazë të vendimit të tyre varësisht nëse do të pranojnë apo refuzojë do të shkojmë me agjencinë e ranguar si të dytë.”tha sot Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button