Radio Evropa e Lirë në Maqedoni, do të mbyllet?

Kongresi Amerikan mbrëmë ka arritur marrëveshje për ligjin e ashtuquajtur omnibus me vlerë prej trilionë dollarëve, me të cilin gjatë vitit të ri fiskal do të financohet puna e Qeverisë federale.

Buxheti nuk përmban befasi të mëdha, dhe është pjesë e marrëveshjes mes partive demokrate dhe republikane që të tejkalohet bllokada e re e Qeverisë qendrore në SHBA.

“Kemi marrëveshje”, deklaroi senatorja Barbara Mikullski, pas takimit të djeshëm me udhëheqësit e Dhomës përfaqësuese. Është parashikuar që ligji nesër të votohet në Dhomën e përfaqësuesve, ndërsa deri ën fund të javës pritet të miratohet edhe nga Senati dhe të hyjë në funksion.

Me buxhetin është parashikuar mbyllja e programit të Radio Evropa e Lirë në gjuhën Maqedonase, e cila financohet nga buxheti nëpërmjet institucionit BBG e cila gjithashtu financon edhe Zërin e Amerikës.

Përveç programit në gjuhën Maqedonase është parashikuar edhe ndërprerja e programeve të tjera të Radio Evropa e Lirë në Ballkan, derisa programi i Zëri i Amerikës mbetet aktiv përveç programit grek dhe radio programit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. 

Si arsyetim për këtë BBG thotë se ka të bëjë me përmirësimin e kushteve politike në rajon.

“Kushtet në shtete e Ballkanit janë ndryshuar. Maqedonia dhe Mali i Zi gëzojnë kushte politike stabile dhe janë kandidate për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kosova ka aplikuar por ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Në Bosnjë ekziston frika nga përmbajtja e marrëveshjes së pasluftës. Serbia ka nisur rrugën e demokracisë pas rënies së Millosheviqit. Në kushte kur kemi resurse të kufizuara dhe nevoja të domosdoshme për angazhim në pjesë të tjera të botës është e patjetërsueshme që të eliminojmë servisin Ballkani të Radio Evropa e Lirë “, thonë nga BBG.

Lajme të ngjashme

Back to top button