73 vjeçari nga Gostivari, kapet me 580 gramë kokainë (FOTO)

Ministria e Punëve të Brendshme, personit M.A. (73) nga Gostivari, i ka gjetur 580 gramë lëndë narkotike – kokainë, pas së cilës i njëjti është arrestuar, për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëshim në treg të lëndëve narkotike në mënyrë të paautorizuar”, njofton Portalb.

“Më 20.08.2016, në pikën kufitare “Tabanoc”, në dalje nga Republika e Maqedonisë, një autobus me targa të Ohrit, i cili ka udhëtuar në linjën Strugë – Vjenë, nga ana e zyrtarëve policor dhe shërbimeve të doganës, autobusi është selektuar për kontroll të detajuar dhe gjatë kontrollit në ulësen e të paraqiturit është gjetur çanta e zezë. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra është konstatuar se i paraqituri, tani për tani nga një person i panjohur – shtetas i Shqipërisë, ka marrë lëndë narkotike – kokainë, me qëllim që të njëjtën t’ia dorëzojë një personi tjetër në Austri, me çka do të fitonte 700 euro. Në periudhën nga 12 deri më 18 gusht, M.A. është takuar me personin nga Shqipëria në Gostivar, gjatë së cilës i është dhënë një çantë udhëtimi e zezë, në të cilën ka qenë e vendosur droga – kokainë dhe 350 euro, ndërkaq 350 euro tjera do të duhej t’ia jep personi tjetër në Vjenë. Kokaina e konfiskuar është dorëzuar në Departamentin për Krim – Teknikë dhe Ekspertizë të MPB-së”, sqarojnë nga MPB.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga ana e prokurorit në procedurë parahetimore, për të dyshuarin është ngritur kallëzim penal dhe i është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

066

068

075

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button