Në ujrat mes Greqisë e Italisë do të shkatërrohen lëndët kimike siriane

Ashtu siç është njoftuar edhe më parë lëndët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det të hapur, por vendndodhja ekzakte ku do të bëhet procesi i shkatërrimit nuk bëhet publik.

BBC ka njoftuar se lëndët kimike do të transportohen me anije nga Siria drejt brigjeve greke. Ndërsa vetë mediat greke njoftojnë se ka ardhur koha për shkatërrimin e lëndëve kimike siriane në ujërat ndërkombëtare pranë Kretës.

Anijet “Ark Futura” dhe “Taiko”, të nisura nga brigjet e Sirisë drejt Mesdheut shoqërohen nga një anije e OKB, pasi i gjithë operacioni do të kryhet nën koordinimin e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, transmeton Albeu.

Edhe pse është ndërmarrë ndërkombëtar kaq i rëndësishëm, sistemi satelitor nuk ka funksionuar ditët e fundit dhe është bërë e pamundur ndjekja e anijeve që transportonin lëndët kimike.

Disa ditë më parë BBC njoftoi se ngarkesa e parë me lëndët kimike është nisur nga porti “Latakia” në Siri me anijen “Ark Futura” dhe do të mbërrinte në Itali.

Ngarkesat toksike më pas do të transportohen në ujërat mes Greqisë dhe Italisë, vend ku edhe do të shkatërrohen plotësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button