Blerja e banesave, gjuajtje e re e votuesve

Qeveria ka treguar në mënyrë të përsëritur se kategoritë sociale i sheh si votues potencial, në këtë drejtim duhet të kuptohet edhe kjo masë e Qeverisë, thonë ekspertët.

Masa e re e Qeverisë për personat me të ardhura më të ulëta të mund të blejnë banesa shtetërore, nuk është motivuar nga dëshira që t’ju ndihmohet kategorive sociale, thonë ekspertët.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve deklaroi se banesat mund të blihen edhe me kesh ose me këste.

Në Maqedoni ka rreth 850 banesa të tilla ndërsa çmimi për metër katror në Shkup do të jetë 690 euro, në Manastir 620 ndërsa bë Prilep 450 euro.

“Gjendja është panike, gjithçka çka mund të shitet, shitet, vetëm e vetëm të arrijnë tek paratë. Këtu nuk ka masa sociale, njëra është qeveria që tregohet si populiste ndërsa realiteti është krejtësisht i kundërt”, deklaroi ish ministri i ekonomisë Zoran Vitanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button