Ermira Mehmeti: Nuk kam thënë se do ta braktisim qeverinë

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, ka përgënjështuar të përditshmën Vest në lidhje me lajmin për parimet e BDI mbi zgjedhjen e Presidentit konsensual.

Në reagimin e saj, Mehmeti shkruan: “Redaksia e gazetës ditore ‘Vest’, në emer të parimeve të informimit të drejtë dhe gazetarisë profesionale, ti sqarojë opinionit se në tekstin e botuar sot, ka berë ndërhyrje të redaksisë në deklaratën time, dhe në këtë menyrë ka ndryshuar kuptimin e qëndrimit të BDI lidhur me zgjedhjet presidenciale.”

BDI angazhohet për zgjedhjen e një kandidati konsensual për President të Maqedonisë mbi parimet e theksuara më herët nga Kryetari Ali Ahmeti dhe të konfirmuara edhe nga Kryesia Qëndrore, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button