Arrestohet Lirim Jakupi “Nacisti” nga policia e EULEX-it

Ish-luftëtari i UÇK-ve dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi u arrestua nga policia e EULEX-it në Kosovë për vepra të kryera në Maqedoni,bëjnë të ditur mediat kosovare.

Ai edhe pse i ka mbajtur gjashtë vjet burgim dhe pas përfundimit të dënimit, Lirim Jakupi i njohur si “Nacisti”, nuk është lejuar që të shijojë lirinë.

Pritjet e familjarëve dhe miqve të tij paraditen e së premtes para burgut të Dubravës kanë qenë të kota, ngase me të dalë nga dera e burgut, Lirim Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004.

Autoritetet e Maqedonisë gjatë kohë kishin të aktivizuar fletëarresin për Jakupin, me akuzat për përfshirjen në grupin e Kondovës bashkë me Agim Krasniqin në vitin 2004, si dhe për përfshirjen në grupin e armatosur në Brodec në vitin 2007.

Jakupi për përfshirje në ngjarjet e Shkupit dhe Brodecit ishte arratisur nga burgu i Dubravës, mirëpo ai u arrestua sërish në vitin 2010 për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button