Para takimit të liderëve: ja cilat afate janë thyer

Partitë politikë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës nuk respektuan të githa afatet e parapara, para takimit të liderëve më 31 gusht, ku pritet të caktohet data e zgjedhjeve, transmeton Portalb.

Ka ngecur formimi i Komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave 100 ditë para zgjedhjeve, afati i fundit për formimin e të cilit ishte më 24 gusht.

Ja çfarë ka mbetur për t’u plotësuar:

  • 19 gusht/24 gusht (afat i skaduar) – Formimi i trupit ad- hok për media;
  • 31 gusht – Afat i fundit për takim liderësh;
  • 2 shtator – Opozita emëron kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në RTVM (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor);
  • 2 shtator – Suspendimi i ndryshimeve të Ligjit të MPB-së lidhur me kompetencat e ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor).

Ja çfarë u plotësua:

  • 23 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e Kodit zgjedhor;
  • 25 korrik – KSHZ publikoi listën me 39.502 votues kontestues;
  • 28 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e ligjit për punë të brendshme, ligjin për audio dhe shërbime audiovizuale, shërbimet për procedim penal dhe ligjin e qeverisë.
  • 18 gusht – Përfundoi paraqitja e votuesve kontestues në KSHZ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button