Tetovë, kapen dy persona me 10 kilogram marihuanë

Pjestarët e policisë së Tetovës, kanë gjetur një sasi të madhe droge të fshehur në një vetur “Lada Niva”, në rrugën “Ilindenska”. Vetura është drejtuar nga pronari  33 vjecari I.S nga Palçlishti i Poshtëm.

Në të njëjtën veturë ka qenë edhe personi A.S, 40 vjeçar nga Reçica e Vogël
Gjtë kontrollit policorë në veturën e tij janë gjetur dy pako marihuanë. Sasia e drogës së konfiskuar është 10 kg e 374 gramë.

Pas kapjes nga ana e policisë, dy personat në fjalë, u dërguan në Policinë e Tetovës, ndërsa pak më vonë, me urdhër gjykate, u bastis edhe shtëpija e të arrestuarit A.S. në Pallçishtë të Poshtëm, ku u gjetën edhe 8 paketime me marihuanë, si dhe peshorja digjitale.

Lajme të ngjashme

Back to top button