Komuna Qendër sot mbetet edhe pa 14 të punësuar të tjerë

Në Komunën Qendër 14 të punësuarve u skadon sot kontrata e punës, me çka përfundon angazhimi i tyre në komunë.

Ky është grupi i dytë i të punësuarve të cilëve nuk mund t’u vazhdohet kontrata e punës, që kur Agjencioni për punë, nëpërmjet së cilës kanë qenë të angazhuar i ka informuar se i është marrë licenca, njoftojnë mediat maqedonase.

Ndër të lëshuarit nga puna ka të punësuar nga administrata e tanishme dhe nga mandati kaluar.

Nga Komuna Qendër thonë se zyrat dhe koridoret e komunës janë të zbrazta dhe nuk ka askush që t’i kryej punët administrative të përditshme. Nga komuna thonë gjithashtu se lëndët e papërfunduara vetëm akumulohen, për shkak të mosfunksionimit të komunës.

Lajme të ngjashme

Back to top button