fbpx

Oficeri anglez para drejtësisë, përdhunoi prostitutat shqiptare

Një oficer anglez është arrestuar, pasi akuzohet se ka zhvatur para nga një grup kriminal i trafikimit të femrave, i cili udhëhiqej nga shqiptarët. 30-vjeçari Kebir Yousaf, në pamje të parë duke një njeri me tradita dhe zakone, i martuar, por mbi të rëndojnë një sërë akuzash, si përdhunim, shantazh dhe stimulim i grupeve kriminale.

Mediat angleze bëjnë të ditur se, Yousaf u arrestua pas një hetimi që u bë në lidhje me trafikimin e femrave nga Evropa Lindore, të cilat punojnë si prostituta në Londër.

Punonjësi civil i Scotland Yard, dyshohet se u ka kërkuar para anëtarëve të një grupi kriminal të trafikimit të femrave, në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre lirshëm.

Hetuesit Antikorrupsion bëjnë të ditur se, punonjësi civil i Scotland Yard, ka përvetësuar qindra mijëra paund nga shtëpia publike në “Upton Park” në Londrën lindore.

Yousaf doli para Gjykatës së Westminster, pasi akuzohet për shantazh, përdhunim dhe sjellje të pahijshme, duke shfrytëzuar postin publik.

Sipas akuzës, polici anglez e vizitoi biznesin e paligjshëm të prostitucionit në shtator të vitit 2013 dhe u kërkoi atyre 500 paund në javë, për ta mbajtur policinë larg kësaj shtëpie publike.

Ai mendohet se u ka dhënë grave që punonin atje një numër që mbaronte me 999, që nëse ato do të kishin ndonjë shqetësim mund ta thërrisnin menjëherë, transmeton shekulli.

Yousaf më vonë ka ndryshuar pagesën, duke kërkuar 500 paund në dy javë. Ndërsa, sipas dëshmive të grave që punoni në shtëpinë publike, thonë se oficeri i ka kërkuar marrëdhënie seksuale më 22 dhjetor në vend të pagesës.

Akuza e tretë për sjellje të pahijshme, lidhet me shfrytëzimin e postit publik dhe përfshin shantazhin e ushtruar ndaj gruas, duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale.

Policia angleze është duke hetuar rrjetin e trafikut të femrave që sillen nga Shqipëria në Londër, për të punuar si prostituta.

Lajme të ngjashme

Back to top button