Kinë: Mjekja dënohet me vdekje, vidhte dhe shiste foshnjat

Një mjeke kineze ka marrë dënimin e kushtëzuar me vdekje, pasi akuzohet për vjedhjen e foshnjave nga spitali, ku ajo ka punuar dhe ia ka shitur ato trafikantëve të qenieve njerëzore.

Gjykata në provincën Shaanksi të Kinës ka thënë se, Zhang Shuxia u ka thënë prindërve se të porsalindurit e tyre kanë probleme të lindura, për t’i bindur ata që të heqin dorë nga bebet.

Dënimi i kushtëzuar me vdekje në Kinë shpesh, pas dy vjetësh, shndërrohet në dënim të përjetshëm me burgim.

Mediat bëjnë të ditur se policia është duke hetuar rrjetin e trafikimit të fëmijëve të shtirë në disa provinca. 

Mjekja Zhang sipas policisë, i shiste foshnjat nga 2200 deri në 3 600 dollarë. Por, ajo ka përfituar edhe shuma më të mëdha kur trafikantët i kërkonin djem, të cilët ia shisnin çifteve që nuk kishin fëmijë. 

Ajo ka shitur shtatë bebe në periudhën kohore nëntor 2011 dhe korrik 2013. Gjashtë nga foshnjat iu kthyen prindërve, ndërsa një nga foshnjat që ishte braktisur nga nëna u gjet e vdekur në prill të vitit të kaluar.  Trafikimi i fëmijëve është një problem i madh në Kinë, pavarësisht dënimeve të rënda ligjore që përfshijnë edhe dënimin me vdekje. Familjet që blejnë fëmijët e trafikuar në të shumtën e rasteve preferojnë djem, nisur nga mentaliteti për të pasur një trashëgimtar./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button