fbpx

Acer Tab 7, për vetëm 99 dollarë

Javën e kaluar në panairin e CES 2014, Acer pati prezantuar modelin e ri të tabletit të lirë Android, Acer Iconia B1, i cili do të shitet për 129 dollarë, ndërsa tani kompania ka prezantuar edhe një model të ri të tabletit të cilin do ta ofrojë për një çmim edhe më të lirë, përkatësisht modelin Acer Tab 7, i cili fillimisht do të ofrohet vetëm për tregun kinez.

Acer Tab 7 do të shitet për jo më shumë se 99 dollarë në Kinë, dhe për këtë kosto përdoruesit do ta marrin një tablet me ekranin i cili ka një diagonale prej 7 inç dhe rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve, shkruan Telegrafi. Karakteristikat tjera të Acer Tab 7 përfshijnë edhe Android 4.2 Jelly Bean, procesorin dual core 1.5GHz Cortex A9 si dhe 1GB RAM.

Tableti gjithashtu do të posedojë edhe 8GB memorie të brendshme, portin për microSD për kapacitet më të madh të memories, si dhe baterinë me 3,000 mAh.

Acer Tab 7 gjitashtu vjen edhe me kamerën e përparme VGA dhe kamerën e pasme me 1.9 mega-piksel, ndërsa aty është edhe porti Micro HDMI, Micro USB dhe porti për audio 3.5mm.

Ende nuk dihet se kur Acer do ta shesë tabletin e saj të ri edhe jashtë territorit të Kinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button