Manuel Pellegrini karrierën e vazhdon në një klub në Kinë

Ish-trajneri i Manchester City-t, Real Madrid-it, Villarreal, Malaga dhe shume klubeve kiliane dhe argjentinase, Manuel Pellegrini, karrierën e tij do ta vazhdojë në Kinë. Konkretisht, Pellegrini arriti marrëveshje me Hebei China Fortune, klub që luan në Super Ligën e Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pellegrini ishte pa angazhim që nga përfundimi i sezonit 2015/16, kur braktisi bankinën e Manchester City-t në të cilën e trashëgoi Josep pep Guardiola.

Klubi kinez sot zyrtarisht konfirmoi emërimin e trajnerit kilian në rrjetin social kinez Weibo.

Pellegrini në Hebel do të ketë rastin që për stërvitjen e yjeve të dikurshëm të futbollit evropian Ezequiel Lavezzi, Gervinho, Stephane Mbia, Gael Kakuta dhe Ersan Gulum.

Hebei pas xhiros së 23-të të Super Ligës gjendet në pozitën e pestë me madje 15 pikë më pak se lideri Guangzhou Evergrande Taobao, të cilin e udhëheq Luis Felipe Scolari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button