Clinton mbështetet nga shumica e të rinjve

New York, 27 gusht – Më shumë se gjysma e votuesve të grupit mes moshës 18-35 vjeçare që kanë marrë pjesë në anketën e Universitetit Quinnipiac në SHBA, kanë deklaruar se në zgjedhjet presidenciale do të përkrahin kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary Clinton.

Sipas njërës prej anketave më të fundit në vend, të rinjtë e gjeneratës ”Y” që për herë të parë do të votojnë, kandidatin e partisë Republikane Donald Trump e konsiderojnë si një njeri ”me mungesë mëshire”, si dhe aftësinë dhe përvojën e tij e komentojnë si të pamjaftueshme.

Në anketën e realizuar nga Universiteti Quinnipiac mes datave 18-24 gusht, në të cilën kanë marrë pjesë 1.498 votues, shkalla e Clintonit u bë 10 për qind më shumë se ajo e Trumpit, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button