Miriam Cani vishet me fustan nusërie

Edhe këtë vit po e vazhdon me të bardha. Këngëtarja nga Shqipëria Miriam Cani, duket se edhe këtë vit do të jetë imazh i fustaneve të nusërisë për shtëpinë e modës “Lili Sposa”.

Këngëtarja e cila vitin që lamë pas kishte sjell videokëngë e ishte prezantuar në shumë mbrëmje muzikore, ishte mjaft e kërkuar edhe nga brendet e ndryshme të veshjeve.

Dhe derisa ajo dhe i fejuari Alban Skenderaj ishin imazh i ‘Little Big’, Cani u prezantua magjishëm edhe në fustanet e nusërisë të punuara nga “Lili Sposa” për vitin 2013.

Imazh i të njëjtës kompani ajo do të jetë sërish, ndërsa do të vesh fustanet e dizajnuara për vitin 2014. “Backstage për “Lili Sposa” 2014”, kishte shkruar këngëtarja në ‘Facebook’, ndërsa kishte nxjerr për publik një foto nga foto-sesioni që mund të publikohet shpejt.

Lajme të ngjashme

Back to top button