Këshilli i Sigurisë i KB-së e dënoi lançimin e raketës nga Koreja e Veriut dhe u kanos me sanksione

Këshilli i Sigurisë i KB-së me vendosmëri e dënoi gjujajtjen e raketave balistike nga Koreja e Veriut dhe kërkoi që Pheniani të distancohet nga aktivitete të ngjashme.
Në dekalratën e përbashkët, të miratuar mbrëmë, anëtarët e Këshillit edhe një herë iu kanosën autoriteteve koreanoveriore “me masa përkatëse të rëndësishme” për rreptësimin e tashmë sankisoneve ekzistuese, transmeton TASS.
Këshilli e konsideron gjuajtjen e raketave si “shkelje të ashpër” të rezolutave me të cilat i ndalohet Phenianit çfarëdo lloj aktiviteti lidhur me zhvillimin e armëve nukleare dhe mjetve për tansportimin e tyre në distanca më të gjata.
KS-ja e KB-së gjithashtu “e theksoi nevojnën e punës për uljen e tensioneve në Gadishullit korean”.
Koreja e Veriut ka reaguar ashpër në debatin në Këshillin për Siguri të KB-së dhe në deklaratën e miratuar.
Autoritetet koreanojugore paraprakisht njoftuan se raketat balistike, të gjuajtura nga nëndetësja koreanoveriore të mërkurën, është gjetur në rreze prej rreth 500 km, distancë kjo që një armë e Veriut ka arritur ta kalojë deri tani.