Mbeturina nga antimaqedonizmi ka edhe në VMRO–DPMNE

Toni Naunoski, kolumnë – “ Në mënyrë konsensuale për gjeneralin Angelov”, Dnevnik
Mbeturinat e modusit antimaqedonas të mendimit dhe mendjes perverse, të cilat gjenden edhe në VMRO- DPMNE, duhet të margjinalizohen, të vendosen nga ana tjetër e momentit tonë aktual si e kundërta transistoristike e interesave kombëtare maqedonase.

Naum Kotevski, editorial, “ Jo pak, por është tender shumë joetik”, Utrinski Vesnik
Askush nga pozitat e larta shtetërore nuk duron papërgjegjësi, e njerëzit nuk pajtohen që është etike. Tani ndoshta edhe do të përmbyset tenderi problematik, ndoshta do të dëmtohen gazetarja Talevska dhe nëna e saj Limba. Por, kjo nuk mjafton.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Të burgosurit politik”, Utrinski Vesnik
Është nervozë e madhe e pushtetit kur edhe pas 22 viteve pavarësie plasohen këto tema jo vetëm me aludime të qarta, por me akuza se demokracia dhe të drejtat e njeriut në shtet e kanë arritur nivelin e regjimeve autoritare.

Ilija Dimovski, kolumnë – “ Nuk janë të aftë as për opozitë”, Dnevnik
Paramendojeni që përçarja që sundon me LSDM të shkrihet nëpër institucionet shtetërore, paramendoni që i tërë moskoordinimi në partinë opozitare një ditë të behët moskoordinim mes institucioneve shtetërore.

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “ Qëllim i njejtë, distancë e njejtë”, Utrinski Vesnik
Publiku profesionist pret të sheh se vallë dhe për sa janë rritur të ardhurat në buxhetin nga aksioni “Fiskalja në dorë, fitim pa mundim”.

Aleksandar Stankovski, kolumnë – “ 2014-ta”, Utrinski Vesnik
Do të ju duhen edhe shumë palë opinga të hekurit të shqyeni, dhe prap nuk do të mundeni ta rrëzoni sunduesin nga troni, gjë për të cilën do të pagoni shtrenjtë para tredhëmbëshit të nxehur të sundimtarit tuaj, e i cili ka pak durim për paaftësinë tuaj.

Miroslav Grçev, kolumnë – “ Helmeta e Aleksandrit me fshesë të kuqe si  kikirishka e këndezit”, Sloboden Peçat
Bota sot sheh një komb të dëshpëruar me identitet të dobësuar, shikon një të sëmurë nga mendja me identitet të ndryshuar, i cili në vend të kapelës së Napoleonit, mbi kokë e ka shtrembëruar helmetën e improvizuar të Aleksandrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button